Feronikeli do të marrë pjesë për herë të parë në parakualifikimet në Ligën e Kampionëve.

Ekipi nga Drenasi do të luaj kundër ekipit nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps në gjysmëfinale me 25 qershor.

Nëse arrinë ta fitojë këtë ndeshje do të luajë në finale ndaj fituesit të gjysmëfinales tjetër Tre Penne – Santa Coloma.

Sot gjatë ditës UEFA ka mbajtur shortin për çiftet e rrethit të parë kaulifikues në Ligën e Kampionëve.

Nëse Feronikeli e fiton mini turnen që do të zhvillohet në Prishtinë, atëherë në rrethin e parë kualifikues do të luaj ndaj skuadrës nga Uellsi, New Saints FC.

Në anën tjetër Partizani do të përballet në turin e parë me kampionët e Azerbajxhanit, Qarabag, të cilët janë një ekip i konsoliduar, që luajnë prej kohësh në grupet e Champions dhe Europa League.

Kjo është hera e dytë radhazi që azerët përballen me një skuadër shqiptare, pasi verën e kaluar u ndeshën me Kukësin, në turin e dytë eliminator dhe pas një barazimi pa gola në Shkodër, fituan 3-0 në shtëpinë e tyre.

Edhe Shkëndija e Tetovës ka mësuar kundërshtarin e parë në këtë fazë.

Ajo do jetë skuadra nga Estonia, Nõmme Kalju FC.

Ndeshjet e para zhvillohen me 9/10 korrik ndërsa ato të kthimit mbas një jave.