Ky është kandidati kryesor për të pasuar Kovacin në stolin e Bayernit

Prestigjiozja gjermane, ‘Bild’, ka zbuluar favoritin për stolin e Bayern Munich, pas shkarkimit të Niko Kovac.

Bordi drejtues i Bayern Munich mbrëmë ka vendosur që të ndajë rrugët me trajnerin kroat, Niko Kovac, pas rezultateve aspak të mira këtë sezon.

Tashmë, dilema kryesore është se kush do ta marrë timonin e gjigantit gjerman? Mourinho? Allegri? Ten Hag?

‘Bild’ shkruan se favoriti për stolin e bavarezëve është Max Allegri.

Emri i ish trajnerit të Juventusit lidhet edhe me skuadrën e Arsenalit.

Allegri do të ishte italiani i tretë pas Trapattoni dhe Ancelotti që do të drejtonte Bayernin.

loading…