LAJMI I FUNDIT

Ky është i riu që e rrëmbeu 29-vjeçarin dhe kërkoi 30 mijë euro për lirimin e tij

Rrëmbimi i një 29-vjeçari mbrëmë në rajonin e Prishtinës dhe mbajtja e tij me forcë për orë të tëra në një lokacion aktivizoi Policinë. I dyshuari kërkonte 30 mijë euro për lirimin e viktimës – por intervenimi u njësive policore ia prishi planin dhe i njëjti përfundoi në pranga të Policisë, raporton Sinjali.

Sinjali ka mësuar se personi i arrestuar për këtë rast është Shqipton Gashi, 23-vjeçar, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor. 

Pas rrëmbimit dhe kërcënimit me armë, Kabashi po dyshohet se për motive akoma të panjohura, ka kërkuar nga familja e viktimës 30 mijë euro.

Ai u kap nga zyrtarët policorë të Njësitit të Hetimeve, në asistim të Njësitit për Reagim të Shpejtë, në një zyrë në Fushë Kosovë.

Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe bastisja dhe ekzaminimi i lokacionit ku është mbajeut viktima, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar: një armë, një thikë, sopatë e gjësende të tjera, si dhe është konfiskuar një veturë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.