Vërshimet e tmerrshme që goditën Jabllanicën në Bosnjë e Hercegovinë morën dhjetëra jetë dhe shkaktuan dëme të mëdha.
Ato lanë pas pasoja të paimagjinueshme për popullatën vendase, e ndër ata që e pësuan më se keqi është Muhamed Begoviq, i cili humbi djalin e tij Ernadin, të cilin e ka konfirmuar në rrëfimin e tij për “Avaz”.
Ernadi dhe Muhamedi po shpëtonin fqinjët e tyre pas përmbytjeve. Pas shpëtimit, Ernadi, për fat të keq, ra në një përrua që e përfshiu atë, transmeton Ballkani.info.
Ai dha atomin e fundit të forcës për të shpëtuar jetë të tjera njerëzore, por fatkeqësisht nuk mundi.
– Në shtëpi ishin një djalë, nusja, gruaja, nipi dhe mbesa. Filluam të largohemi nga shtëpia dhe të vazhdojmë.
Djali im po ecte pas meje, u kthye pak dhe erdhi një dallgë e madhe. Ka qenë ndoshta tre metra e madhe dhe vetëm u zhduk – ka thënë Muhamed Begoviq.
Miqtë dhe të njohurit e Ernadit i japin lamtumirën këtij heroi në rrjetet sociale.
– As që e dinim se çfarë heronjsh ishin mes nesh – lexohej në një nga mesazhet në rrjetet sociale. /Ballkani.info/
LEXONI EDHE:







