Lejla Zalihiq nga Butoroviq Polje afër Konjiqit i shpëtoi jetën vajzës së saj në një mënyrë që mund ta bëjë vetëm trimëreshat më të mëdha, e këto sigurisht janë nënat.

Sipas dëshmisë së Konjiçanit, Lejla ka notuar tre kilometra gjatë përmbytjeve katastrofike që goditën pjesë të Bosnjë-Hercegovinës një natë më parë dhe shkaktuan dëme të mëdha dhe mori të paktën 19 jetë, transmeton Ballkani.info.

Gjatë kaosit që mbretëroi, vajza e saj 13-vjeçare ra në përrua dhe më pas u mor nga përroi gati tri kilometra larg.

Por Lejla e ka ndjekur menjëherë, është hedhur nga kati i tretë i shtëpisë dhe ka notuar dhe ka arritur ta shpëtojë në përrua. Thjesht, një heroinë femër.

Siç mësohet, nëna është shtruar në spital, ndërsa vajza është e sigurt. /Ballkani.info/