Kombëtarja e Kosovës ka zbritu sot në kryeqytetin e Armenisë, Jerevan ku të premten zhvillon ndeshjen miqësore me Armeninë.
Ekipi ka udhëtuar me qarter derisa kushtet në hotelin “Radisson Blu” ku janë akomoduar janë luksoze, shkruan Ballkani.info
Duket se Federata e Futbollit e Kosovës ka krijuar kushte sa më të mira që lojtarët të ndihen komod dhe të japin më të mirën në këtë ndeshje që është testi i parë për trajnerin gjerman Franco Fodo i cili është tejet i kënaqur me kushtet e punës.
Më poshtë gjeni disa fotografi nga hoteli ku janë vendosur lojtarët e Kosovës.









