Ky është goli i Ronaldos që kthen gjithçka në pikën zero (VIDEO)

Gjithçka kthehet në pikën zero ndërmjet Juventusit e Atletico Madridit në 1/8 së Ligës së Kampionëve.

Ishte pikërisht Cristiano Ronaldo ai që shënoi edhe golin e dytë, tani në minutën e 49.

Ishte teknologjia e golit që konfirmoi se topi kishte kaluar vijën që i dha epërsinë prej 2 me 0 Juventusit në këtë përballje.

Tani rezultati i përgjithshëm është 2 me 2.