Ky është “gjiganti” ushtarak amerikan që e provoi Veseli. I gatshëm për Ushtrinë e Kosovës (VIDEO/FOTO)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli po qendron në shtetin Iowa të SHBA-ve, atje ku ka pasur një sërë takimesh.

Nga atje, Veseli ka thënë se Ushtria e Kosovës do të krijohet më 14 dhjetor 2018.

“Kjo është ditë e paqes, ditë që shënon edhe ditën ku kanë rënë edhe dëshmorët e Kosovës. Do të jetë gëzim për të gjithë, për Kosovën e rajonin, ushtria do të jetë ushtri e paqes”, tha Veseli.

Ioëa njihet si shteti që më së shumti e ka ndihmuar në përgatitjen ushtarake, FSK-në, prandaj edhe vizita e Veselit atje duket se qëllim kryesor e ka armatosjen e Ushtrisë së Kosovës.

Se Kadri Veseli ka shkuar në Amerikë për armatimin e rëndë për Ushtrinë e Kosovës e dëshmojnë edhe këto fotografi, shkruan Ballkani.info.

Veseli në Iowa shihet duke e “provuar” një mjet rëndë ushtarak të Ushtrisë Amerikane.

Mirëpo, pamja e plotë e këtij mjeti ushtarak nuk shihet e plotë.

Ballkani.info sjellë informata rreth këtij gjiganti ushtarak amerikan i cili sipas të gjitha gjasave do të bëhet pjesë e armatimit të Ushtrisë së Kosovës.

Ky mjet është i rezistueshëm ndaj minave dhe njëkohësisht është shumë i përshtatshëm për beteje të hapura. Amerikanët e njohin me shkurtesën MRAP – Mine-Resistant Ambush-Protected.


Më herët, mediat serbe kanë raportuar së tashmë një kontigjent me armatim nga Amerika është nisur për Ushtrinë e Kosovës. /Ballkani.info/