Mesjava në Ligën e Kampionëve ka dhuruar sfida jashtëzakonisht emocionuese teksa katër skuadra kanë kaluar në gjysmëfinale për sezonin 2018/2019.
Ajaxi dhe Tottenhami kanë shënuar sukses historik, duke eliminuar Juventusin, respektivisht Manchester Cityn.
Janë lojtarët e Ajaxit dhe Barcelonës që dominojnë formacionin e ndeshjeve çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Tre lojtarë të Ajaxit dhe tre lojtarë të Barcelonës janë pjesë e këtij formacioni.
Sulmin e këtij formacioni të krijuar nga ‘Goal.com’ e udhëheqin Son, Ronaldo dhe Messi.








