Ky është fillimi më i keq i Real Madridit në Ligën e Kampionëve prej vitit 2002

Real Madridi e ka nisur sezonin 2019/20 në Ligën e Kampionëve me një humbje dhe një barazim, që nënkupton se ky është fillimi më i keq në histori të klubit madrilen.

Pas humbjes 3-0 në ndeshjen hapëse kundër Paris Saint-Germain, skuadra e Zinedine Zidane u ndal me barazim nga Club Brugge në ndeshjen e dytë të martën.

“Los Blancos” e kishin grumbulluar vetëm një pikë nga dy ndeshjet e para në sezonin 2002/03, kur ishin mposhtur nga Milani dhe kishin barazuar me Lokomotiv Moscow.

Në sezonin 1995/96, Reali e kishte nisur me humbje kundër Ajaxit, por e kishte fituar ndeshjen e dytë në grup.

Në katër sezone të ndryshme, 13-herë kampioni i Evropës e kishte nisur me humbje, por ia kishte dalë të reagonte pozitivisht duke e fituar ndeshjen pasuese.

Më 22 tetor, Madridi do të udhëtojë drejt Turqisë për t’u përballur me Galatasaray, në një ndeshje që mund të përshkruhet si finale e hershme për madrilenët.

loading…