Ky është emri i plotë i terroristit të Vjenës me origjinë shqiptare, në mesin e të dyshuarve ka edhe kosovar?!

Atentatori nga Vjena është me origjinë nga Maqedonia e Veriut, njoftoi ministri i Brendshëm austriak. Të dyshuarit e tjerë, sipas portalit “Heute”, janë nga Vjena, Kosova, Bangladeshi, Çeçenia dhe lokalitetet austriake St. Pölten dhe Mödling. Agjencia austriake e lajmeve APA shkruan se terroristi quhet Kujtim Fejzulai.

Ministri i Brendshëm i Austrisë Karl Nehammer tha se atentatori i vrarë nga policia në Vjenë ishte 20-vjeçar, ka rrënjë “nga Maqedonia veriore” dhe ka qenë i dënuar për shkak të bashkimit për motive terroriste.

Deri më tani, sipas ministrit, janë kryer 15 bastisje dhe janë arrestuar disa persona. Atentatori kishte shtetësi austriake dhe maqedonase. Atentatori, sipas autoriteteve, ishte pa dyshim ithtar i “Shtetit Islamik”.

Agjencia austriake e lajmeve APA shkruan se terroristi quhet Kujtim Fejzulai. Më 25 prill 2019 ai u dënua me 22 muaj burg për shkak se ishte përpjekur të shkojë në Siri dhe t’i bashkohet “Shtetit Islamik”. Më 5 dhjetor ai u lirua para kohe nga burgu.

Ai konsiderohej si i ri i rritur, andaj përfitoi nga privilegjet e ligjit penal për të rinjtë. Më herët gazetari i njohur austriak Florian Klenk njoftoi se atentatori ka “rrënjë shqiptare” dhe është nga Maqedonia e Veriut. Ndërkohë ministri i Brendshëm ka theksuar se terroristi që vrau quhet Kujtim (jo Kurtim, siç shkroi gabimisht gazetari Florian Klenk në mëngjes).

Ndërkohë portali “heute.at” ka njoftuar se në mesin e të dyshuarve ka të rinj nga Vjena, Kosova, Bangladeshi, Çeçenia dhe lokalitetet austriake St. Pölten dhe Mödling. Atentatori, sipas portalit, shkoi në Sllovaki nga mesi i korrikut për t’u pajisur me një kallashnikov. Vetura me të cilën shkoi ishte pronë e një nënë të njërit nga të dyshuarit si person kontaktues (ky person, gjithnjë sipas “heute.at” është nga Kosova).