Ky është dallimi në vlerën e futbollistëve të Kosovës dhe Çekisë
Në renditjen e grupit A, Kosovën dhe Çekinë e ndanë vetëm një pikë.
Por, nëse shikohet vlera e lojtarëve sipas ‘Transfermarkt’, çekët avancojnë dukshëm.
Me lojtarët e ftuar në shtator, vlera e Kombëtares së Kosovës është 41,58 milionë euro.
Lojtarët me vlerën më të madhe te Kosova janë Florent Hadërgjonaj dhe Valon Berisha, që vlejnë nga shtatë milionë euro, ndërsa lojtari i ardhur së fundi, Florent Muslija, vlerësohet tre milionë euro.
Në anën tjetër, ekipi kombëtar i Çekisë vlerësohet 122.45 milionë euro.
Më i vlefshmi te Çekia është Pavel Kaderabek, me vlerë 20 milionë euro.