Ky është babai dhe dy djemtë e tij që vdiqën sot në aksidentin e Zhurit (FOTO)

Aksidenti i rëndë që ndodhi mesditën e sotme në fshatin Zhur të Prizrenit la tre persona të vdekur.

Mësohet se viktimat janë një baba me dy djemtë e tij.

Në këtë aksident ka humbur jetën Ramiz Sope 50 vjeç dhe djemtë e tij Behar Sope 24 vjeç dhe Lumbardh Sope 22 vjeç, shkruan Ballkani.info.

Lidhur me këtë ngjarje, edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala ka dhënë detaje. Ai tha se në këtë aksident jetën e kanë humbur tre persona.

“Aksidenti ka ndodhur mes veturës së viktimave dhe një kamioni për pastrimin e borës. Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe mjekësia ligjore”, tha ai. /Ballkani.info/