Një 54-vjeçar është arrestuar të premten nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Mësohet se bëhet fjalë për Tahir Thaqin, i cili dyshohet se ka ngacmuar të miturën nga 21 deri më 27 tetor.

Burimet brenda Prokurorisë Themelore në Prizren kanë thënë se 54-vjeçari gjatë intervistimit, e ka mohuar që e ka ngacmuar seksualisht të miturën, sipas tij, ai “vetëm ka biseduar me të”.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Sinjali mëson se ky nuk është rasti i parë për të cilin dyshohet Tahir Thaqi. 54-vjeçari dyshohet edhe për dy raste të tjera të ngacmimit seksual, po ashtu të vajzave të mitura