Qyteti i Gjilanit është tronditur nga një përleshje me thika që ndodhi sot, gjatë së cilës mbeti i vdekur një person.
Sinjali mëson se viktima është 40-vjeçari, Ismajl Cana, nga fshati Llashticë i Gjilanit.

Po ashtu merr vesh që motivi i përleshjes, që rezultoi me vrasjen e 40-vjeçarit, nisi për shkak të një vajze.
I dyshuari kryesor për këtë rast, i cili u arrestua nga Policia e Kosovës është Bardhyl Zeqiri.
Një dëshmitar që ishte në vendin e ngjarjes kur ndodhi përleshja, tha se i dyshuari e ka therur 40-vjeçarin disa herë me thikë.
Fillimisht ai tha se viktima është goditur me thikë në gjoks, pastaj në shpinë dhe në fund në qafë.







