Ky do të jetë zyrtari serb që pritet të zëvendësoj Marko Gjuriq në ‘Zyrën për Kosovë’

Marko Gjuriq do të jetë drejtor i të ashtuquajturës ‘Zyre Serbe për Kosovën e Metohinë’ edhe për ca kohë derisa të arrihet një marrëveshje për ambasadorin e Serbisë në Shtetet e Bashkuara.

Favorit për “pasardhësin” e tij në këtë pozitë është Petar Petkovic, aktualisht ndihmës i Djuric në këtë zyre, thanë burime jozyrtare nga skena politike serbe për gazetën Danas.

Ata gjithashtu thanë se Vucic vendosi që Djuric të ishte përfaqësuesi më i lartë diplomatik i këtij vendi në Washington “sepse ai ka shumë besim tek ai”.

Petar Petkovic ishte zëdhënësi i Partisë Demokratike të Serbisë në kohën kur Vojislav Kostunica drejtoi atë parti.

Ai u largua nga DSS në tetor 2014, vetëm një ditë pas largimit të Kostunicas.

Në ndërkohë, ai u bë anëtar i Partisë Progresive Serbe dhe ai ka kryer funksionin e ndihmësit të drejtorit të të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën që nga prilli i vitit 2016.