Ky djaloshi në foto, tash është njëri nga aktorët më të mirë shqiptar në botë

Aktori i njohur shqiptar, Blerim Destani, feston ditëlindjen e 39-të dhe me këtë rast e ka shpërndarë një fotografi nga vitet e adoleshencës.

“Jam i lumtur që kam pasur një fëmijëri, para se të na pushtonte teknologjia”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram.

Ai ka marrë urime të shumta nga fansat dhe miqtë e tij, në mesin e të cilëve edhe personalitete të njohura shqiptare, si Taulant Xhaka, Fatos Kryeziu, Pajtim Kasami, Milot Rashica, 2po2, Lumi B, Lyrical Son, Albana Osmani, Ardian Bujupi dhe shumë të tjerë.

Nuk ka munguar edhe urimi i mikut të tij, aktorit të njohur, Xhevdat Jashari, i cili e ka publikuar një fotografi të tyre të përbashkët.

“Urime ditëlindjen Blerim, shëndet, mbarësi, dashuri edhe filma shumë!”, është përshkrimi i yllit të njohur për rolin e Arifhikmetit në serialin “O Sa Mirë”.

Blerim Destani ka lindur më 12 prill 1981 në Stolberg (afër Aachenit) në Gjermani. Fëmijërinë e ka kaluar në Tetovë, ndërsa pastaj ka jetuar dhe vepruar në Gjermani, por edhe në Maqedoni të Veriut dhe vende të tjera.

Është producent dhe aktor që ka arritur të luajë në filma ndërkombëtarë. Së fundmi, ai ka qenë pjesë e filmit hollivudian, “The Poison Rose”, në të cilin rolet kryesore i luajnë John Travolta dhe Morgan Freeman.