Kuvendi

Kuvendi: Nuk miratohet marrëveshja për burgje me Danimarkën dhe marrëveshja me OPEC-un

Nuk ka kaluar në Kuvend marrëveshja e kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar.

Kjo marrëveshje nuk u votua nga deputetët e LDK-së, por ata të PDK-së votuan për marrëveshjen,

77 për 10 kundër një abstenim, nuk kalon kjo marrëveshje” – ka thënë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Gjithashtu, nuk ka kaluar as “Votimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze”

75 për, kundër 13, asnjë abstenim, nuk kalon” – ka thënë kryetari Konjufca.