Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë miraton ndryshimet e reja në qeveri mes kaosit të opozitës

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot dekretet e Presidentit për ndryshimet e propozuara nga Kryeministri Edi Rama në Këshillin e Ministrave, ndërsa opozita vijonte me kaosin.

Fillimisht, u zhvillua betimi i deputetit të ri të PS-së në Kuvend, Plarent ndreca, i cili zuri vendin e Arben Ahmetajt.

Kuvendi miratoi më pas me 73 vota pro dekretin e Presidentit të Republikës për shkarkimin e ministres së Kulturës, Elva Margariti.

Kuvendi miratoi me 72 vota pro dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkarkimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete.

Kuvendi miratoi me 73 vota pro dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për emërimin e ministrit të Financave, Ervin Mete.

Kuvendi miratoi me 73 vota pro dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për emërimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Kuvendi miratoi me 73 vota pro dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për emërimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.