Agron Beka

Kuvendi e shkarkon Agron Bekën

Me 62 vota për, Kuvendi i Kosovës e ka shkarkuar Agron Bekën, anëtarin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Agron Beka ishte zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës para tri vitesh në pozitën e anëtarit joprokuror në Këshillin Prokurorial.

Ai, është shkarkuar sot me rekomandim të Komisionit Parlamentar për inicimin e shkarkimit të anëtarit Agron Beka.

Partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK nuk kanë marrë pjesë në votim.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, në prezantimin e rekomandimit, ka thënëse anëtari joprokuror në Këshillin Prokurorial të Kosovës Agron Beka ka bërë shkelje etike.

Sipas tij, qëndrimi i Bekës në KPK është imazh i keq për Kuvendin e Kosovës.