Khabib Nurmagomedovi hyri brenda kafazit tetëkëndësh për t’i ndihmuar kushëririt të tij, Shamil Zavurovit, pasi ky i fundit u nokautua në mënyrë brutale gjatë një meçi.
Luftëtari i UFC-së e shikoi kushëririn e tij 24-vjeçar duke e zhvilluar një meç kundër Mansour Barnaoui, në Road FC 52, të shtunën, që ishte pjesë e një organizimi të MMA, ku po merrnin pjesë 32 luftëtarë.
Gjatë finales së kësaj gare, Barnaoui e nokautoi Zavurovin me një shqelm të rrezikshëm.
In the final of a bracket spanning 2 years, former M-1/BAMMA champ Mansour Barnaoui KO's Shamil Zavurov in the 32-man ROAD $1M Lightweight tournament final. pic.twitter.com/rVHtxICBDA
— caposa (@Grabaka_Hitman) February 23, 2019
Përveç që e humbi këtë meç, Zavurovi e humbi mundësinë edhe të ndeshet, për 1 milion dollarë, në meçin e radhës.







