Kush këput këtë zambak në Turqi, gjobitet me 9 mijë euro (Foto)

Autoritet turke kanë njoftuar se kush këput zambakun ‘Mis/Akkus Lily’ do paguajë një gjobë prej 9.1 mijë euro.

Lloji i parë i bimës është zbuluar në vitin 1993 në qytetin Ordu të Truqisë. Dhe për çdo rrënjë që do dëmtohet apo këputet do merret një gjobë prej rreth 9 mijë euro.

Ordu që ka një florë të pasur, është shtëpia e mbi 700 llojeve të bimëve të regjistruara, 130 prej të cilave janë endemike.

“Mis/Akkuş Lily” shfaqet në këtë vend në qershor në rajonin malor të Akkuş dhe jeton vetëm 15-20 ditë duke tërhequr shumë turistë.

Bima në mbrojtje nga Drejtoria e Pyjeve tërhoqi shumë entuziastë nga shumë rajone, që vinin në Akkuş për ti bërë fotografi.