Kush janë kombëtaret që kanë siguruar EURO 2020?

Të enjten mbrëma edhe katër skuadra tjera kanë siguruar kualifikimin në Euro 2020.

Kombëtarja e Çekisë do të jetë në mesin e 24 shteteve pjesëmarrëse në Euro 2020, pas fitores 2-1 ndaj Kosovës.

Përveç Çekisë, nga grupi A një vend në Euro 2020 e ka siguruar edhe Kombëtarja e Anglisë, që mposhti 7-0 Malin e Zi.

Në Euro 2020 do të jenë edhe Franca me Turqinë.

‘Gjelat’ kanë mposhtur 2-1 Moldavinë, ndërsa Turqisë i ka mjaftuar një barazim 0-0 me Islandën.

Skuadra tjera që kanë siguruar më herët këtë kualifikim, janë Belgjika, Italia, Polonia, Rusia, Ukraina dhe Spanja.

loading…