Legjenda e Realit

Kush janë dy portierët më të mirë në botë sipas Casillasit

Ish-numri një i Real Madridit ka folur për portierët që po kalojnë formën më të mirë aktualisht.

Iker Casillas mendon që Marc-Andre Ter Stegen i Barcelonës dhe Jan Oblak i Atletico Madrid, janë dy portierët më të mirë në botë momentalisht.

“Duke bërë një analizë të sinqertë, besoj se portierët më të mirë janë Ter Stegen dhe Oblak”, ka thënë Casillas. “Mendoj se të dy po kalojnë një moment fantastik”.

Oblak ka luajtur 174 ndeshje me Atleticon dhe ka pranuar vetëm 109 gola, kurse Ter Stegen në 153 paraqitje me Barçën ka pranuar 143 gola.