Kush janë anëtarët e rinj të Bordit të KEK-ut që Kurti i emëroi pak ditë para largimit nga kryeministri DOKUMENT

Qeveria ka shkarkuar bordet e drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës” Sh. A, në Ndërmarrjen Publike Qendrore Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenc” Sh. A. dhe në Ndërmarrjen Publike Qendrore Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh. A. Prizren. Në arsyetimin e vendimit janë theksuar keqmenaxhimi dhe shkeljet të evidentuara edhe nga raportet e auditimit.
Me po këto vendime, Qeveria ka emëruar bordet e përkohshme të drejtorëve:
– Në ndërmarrjen publike qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës” Sh. A.:
1. Rrezarta Pllana, kryesuese dhe drejtore; 
2. Merita Kasapolli, drejtore;
3. Arbnor Pula, drejtor; dhe
4. Bezad Halilaj, drejtor.
– Në ndërmarrjen publike qendrore Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenc” Sh. A.:
1. Ajshe Zeneli-Bytyqi, kryesuese dhe drejtore;
2. Alban Fetahu, drejtor;
3. Bekim Selimi, drejtor; dhe
4. Nazmi Pllana, drejtor.
– Në ndërmarrjen publike qendrore Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh. A. Prizren:
1. Ylber Elshani, kryesues dhe drejtor;
2. Arieta Vula-Pozhegu, drejtore;
3. Altin Sahiti, drejtor; dhe
4. Edmond Halimi, drejtor.