Kush është seksisti në Kuvendin e Kosovës?

Në seancën e Kuvendit të Kosovës e cila është thirrur të mbahet për pandeminë dhe vaksinat, ka marrë fjalën edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati i cili javë më parë u akuzua  fyerje seksiste ndaj presidentes, Vjosa Omsanit.

Lidhur me praninë e tij në sallë, ka reaguar edhe deputetja e Vetëvendosjes, Tinka Kurti e cila me të marrë fjalën tha se në mesin e deputetëve po “sillet një seksit”.

Ajo ka akuzuar Kastratin për seksizëm, misogjenizëm dhe keqpërdorim të foltores së Kuvendit të Kosovës.  

Reagimi i Kurtit vjen pas deklaratës së Kastratit i cili ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti për keqmenaxhimin e pandemisë Covid-19.

Ai tha se burimi i zgjidhjes së pandemisë është qeveria aktuale, por që sipas tij kreu i emergjencave në Kosovë po mungon

Image
Image