E vlerësoi lartë zgjedhjet serbe

Kush është raportuesi i PE-së për Serbinë që i shërben regjimit të Vuçiq, sllovaku që nisi të vishej firmato posa mori detyrën në Bruksel

Dragan Gjilas, lider i Partisë Liri dhe Drejtësi (SSP) dhe kandidat për parlament në listën “Serbia kundër dhunës”, tha se Vladimir Bilçik është një njeri që të gjithë në Bruksel e dinë se është në shërbim të regjimit në Serbisë.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilçik, më herët sot ka vlerësuar se zgjedhjet në Serbi kanë kaluar pa probleme. “Delegacioni vëzhgues i Parlamentit Evropian ka vërejtur parregullsi gjatë ditës së zgjedhjeve, por ato nuk ishin parregullsi të mëdha”, thotë Bilçik, transmeton Ballkani.info.

“Vladimir Bilçik është një njeri për të cilin të gjithë në Bruksel e dinë se është në shërbim të regjimit në Serbi. Ai ishte kreu i komitetit të politikës së jashtme të Parlamentit Evropian për postin në të cilin u zgjodh nga David McAllister, një burrë që është anëtar i CDU-së të Angela Merkelit. Për zotin McAllister, gazetarët theksuan se kur vinte në Beograd, tregonte “se i pëlqen gjithçka që iu pëlqen  të rinjve”, thekson Gjilas.

Gjilas shton se Bilçik u zgjodh në atë post sepse ai ishte anëtar i një partie të vogël sllovake që nuk e kaloi regjistrimin në zgjedhjet e fundit sllovake dhe si i tillë ai ishte ideal për ata në Evropë që kanë mbështetur Aleksandar Vuçiqin për një dekadë. .

“E kam parë disa herë në godinën e Parlamentit Evropian. Në pjesën më të madhe ai nuk pranoi takimin jozyrtar me ne në kafenenë e pallatit dhe fotot e detyrueshme. Përparimi i tij në cilësinë dhe çmimin e rrobave që vishte ishte i dukshëm. Ai u bë i njohur kur në një intervistë të dhënë nga N1 nuk donte të dënonte kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve të televizionit N1, si dhe luajti një rol të rëndësishëm në prishjen e dialogut mes qeverisë dhe opozitës nën kujdesin e Parlamenti Evropian. I ftoj të gjithë të shikojnë në YouTube apo Facebook emisionin në të cilin kanë qenë bashkë Marinika Tepiq dhe gjithçka do të jetë e qartë për ju”, përfundon Gjilas në një prononcim për Nova. /Ballkani.info/

LEXONI EDHE: