FBI

Kush është Dukagjin Nikollaj, i kërkuar nga FBI-ja, që u përfshi në tragjedinë e mbrëmshme në Prishtinë

Një i vdekur e të paktën 17 të plagosur e lënduar, katër të arrestuar, një në arrati, është bilanci i tragjedisë së mbrëmshme në qendër të Prishtinës.

I vdekur mbeti Kastriot Ramadani, nga Komuna e Drenasit, derisa të dyshuar, për të cilët po raportohet në media, e të cilët nuk janë të panjohur deri më tani janë, Andi Pajaziti i njohur me nofkën “Italiani”, si dhe Dukagjin Nikollaj, i njohur me nofkën “Duka”.

Sipas raportimeve, Pajaziti është kapur nga Policia, sepse është i plagosur dhe ndodhet në Spital, ndërsa Dukagjin Nikollaj ka arritur të shmanget dhe ndodhet në arrati.

Dukagjin Nikollaj, i njohur me nofkën “Duka”, ndodhet në arrati për përfshirje në krimin në lokalin Bon Vivant në Prishtinë. Raporton Paparaci.

Kush është Dukagjin Nikollaj?

Dukagjin Nikollaj, është i kërkuar nga FBI i dsyshuar si pjesë e bandës “Krasniqi Organization”.

I njëjti ishte shok me Kastriot Ramadanin, i cili mbeti i vrarë mbrëmë.

Në Facebook, Ramadani ka disa fotografi së bashku me tashmë të kërkuarin edhe për tragjedinë e mbrëmshme.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkastriot.ramadani.125%2Fposts%2Fpfbid02L7u1uBvmdH3RoqfZrmGmKonUtd3BpeSmkLBnbVsqzp5aJw3JMMJZmTT4McGCGwfal&show_text=true&width=500

Të dyshuarit tjerë

Të dyshuar për ngjarjen tragjike në lokalin e njohur ‘Bon Vivant’, është Andi Pajaziti, i cili ndodhet në spital dhe ndaj të njëjtit është lëshuar urdhër për ndalim, Hysni Geci dhe Gzim Zakuti, po ashtu të arrestuar.

Andi Pajaziti i njohur me nofkën “Italiani” ka mbetur i plagosur në këtë sherr.

Pajaziti, është i njohur për përfshirje në të tilla raste edhe më parë.

Hiç më larg se para tre muajve, i njëjti e kishte demoluar lokalin në fjalë, si dhe kishte sulmuar pjesëtarë të stafit.

Ai ishte i përfshirë edhe në plagosjen e rojeve në “Duplex”.

Një i vdekur

Shefi i repartit intensiv në QKUK, Shaqir Uka, ka njoftuar se njeri nga të plagosurit mbrëmë në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë ka ndërruar jetë.

Ai ka bërë me dije se i njëjti përkundër të gjithë trajtimit kirurgjik dhe terapisë intensive nuk ka arritur të iu mbijetoj plagëve të marra.

Nga informacionet qe kam nga ekipa kujdestare e Mjekimit Intensiv, 1 pacient që ka marrë plagë nga plagosja e mbrëmshme pas intervenimit kirurgjik është sjell për trajtim të mëtutjeshëm në Mjekumin Intensiv. Pacienti në fjalë edhe përkundër të gjithë trajtimit kirurgjik dhe terapisë intensive nuk ka arritur të iu mbijetoj plagëve dhe ka ndërruar jetë në orët e hershme tē mëngjesit”, ka deklaruar Shaqiri.

I vdekur mbeti Kastriot Ramadani, nga fshati Zabel i Ulët, Komuna e Drenasit.

Të tronditur nga ky rast, në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës faqja e këtij fshati në Facebook, njoftoi për vdekjen e tij.

Ndryshe, nga ky konflikt ndërmjet qytetarëve mbrëmë, pësuan edhe të paktën 17 persona, të cilët u plagosën ose u lënduan.