Kush është Andi Hoti që mori për herë të parë ftesë nga Kosova?

Trajneri slloven i Kombëtares së Kosovës në futboll, Primozh Gliha dje ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e shtatorit që luhen në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian, shkruan Ballkani.info.

Kosova fillimisht me 9 shtator ndeshet me Zvicrën ndërsa tri ditë më vonë ballfaqohet me Rumaninë në Bukuresht.

Sa i përket futbollistëve të ftuar këtë herë risi shihet lojtari Andi Hoti. 20-vjeçari, është mbrojtës dhe tek skuadra gjermane Magdeburg shihet si e ardhmja e klubit. Ani pse nuk është titullar i padiskutueshëm, ka një minutazh të mirë në fushë dhe Gliha atë e sheh si të ardhme në mbrojtjen e Kosovës. /Ballkani.info