Dje ka përfunduar zyrtarisht afati i partive dhe koalicioneve për zëvendësimin e kandidatëve në listat zgjedhore të shkurtit.

Pas vendimit të Gjykatës Supreme që jashtë listave të mbesin rreth 40 kandidatë, në mesin e tyre edhe Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu nga VV-ja, kjo parti nuk i ka zëvendësuar ata.

Derisa kjo nuk ka ndodhur, sot, më 31 janar, zyrtarisht janë certifikuar të gjithë ata kandidatë që nuk kanë pasur proble me ligjin në tri vjetët e fundit, shkruan Ballkani.info.

E nisur nga ky fakt, KQZ-ja është e detyruar që kandidatët në lista të partive që janë përjashtuar do të zëvendësohen automatikisht me numra të kandidatëve tjerë. Kjo i bie që listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje do t’i prij Vjosa Osmani, aktualisht ud e presidentit dhe pjesë e një liste të quajtur “Guxo”.

Sipas këtyre fakteve, VV-ja në zgjedhje hyn me Vjosa Osmanin, si bartëse e listës të partisë së Albin Kurtit.

Pritet të shihet se si do të pranohet kjo nga aktivistët dhe militantët e VV-së.