Kusari – Lila aryseton shtrenjtimin e rrymës: S’ka vend në rajon dhe Evropë ku s’është rritur çmimi i energjisë elektrike

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka thënë se nuk ka vend në rajon dhe Evropë ku s’është rritur çmimi i energjisë elektrike.

Kusari – Lila e arysetoi shtrenjtimin e rrymës në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet kjo çështje, duke thënë se Qeveria nuk e ka marrë vendimin.

“Sot aktualisht nuk ka vend në rajon që nuk ka çmim të energjisë me rritje. Sot aktualisht nuk ka vend në Evropë që nuk ka çmim të energjisë në rritje… Situatat dhe rrethanat në të cilat një pas një ka pasur dështime në sektorin e energjisë elektrike, nuk mund të zgjidhen brenda 11 muajve”, tha ajo.

Kusari – Lila theksoi se kanë pasur vërejtje për propozimin e ZRRE-së.