Kusari: Gazetaria nuk është vepër penale, Kryeprokurori Lumezi të reagojë për gazetarin Gjergjaj

Juristja e medias, Flutura Kusari ka reaguar pasi gazetari Mentor Gjergjaj, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Gjakovë është ftuar për tu paraqitur këtë të martë, në stacionin e Policisë në Gjakovë për tu intervistuar për një rast që lidhet me një artikull të botuar nga gazetari më 3 maj 2018.

Kusari ka thënë se gazetaria nuk është vepër penale. Ajo i ka bërë thirrje kryeporkurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi që të reagojë për këtë rast.

“Ky rast kërkon përfshirjen urgjente të Aleksandër Lumezit. Lumezi duhet me reagu MENJËHERË e jo me reagu vetëm në rastet ku përfshihet politika. Gazetaria nuk është vepër penale. Është e papranueshme me e ndjekë penalisht një gazetar vetëm për shkak se ka tentu me kry punën e tij duke intervistu palët e përfshira në një rast”, ka vlerësuar Kusari.