LAJMI I FUNDIT

Kurtin dhe Von der Leyen takohen në Athinë, bisedojnë për uljen e tensioneve në veri dhe riangazhimin në dialogun me Serbinë

Në kuadër të takimeve në Greqi, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka takuar në Athinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ajo ka theksuar se diskutimet me kryeministrin Kurti janë fokusuar kryesisht në nevojën për të zbutur tensionet në veri të Kosovës, dhe angazhimin në dialogun me Serbinë.

“Kam diskutuar me kryeministrin Albin Kurti për nevojën për uljen e tensioneve në veri të Kosovës, riangazhim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe implementim të marrëveshjeve për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Është jetike që të ulen barrierat në rajon dhe të sillet Ballkani Perëndimor më afër BE-së” shkroi Von der Leyen në “X” rreth takimit me Kurtin.