Kurti vazhdon të mos dalë para gazetarëve, për vizitën e tij në Bruksel, flet zëdhënësi

Kryeministri i vendit Albin Kurti nesër do të fillojë vizitën dy ditore në Bruksel, në kuadër të takimeve me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu në një konferencë për media ka thënë që Kurti në Bruksel do të takohet me zyrtarë të lartë të BE-së si dhe me kryeministrin e Belgjikës.

“Ai do të udhëtoj të martën për në kryeqytetin  e BE-së dhe do të ketë një vizitë dy ditore do të ketë takime më përfaqësues të lartë të BE-së, prej tyre takimi me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli , presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Layen, përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politik të Jashtme,  Joseph Borrell dhe komisioner tjerë të rëndësishëm. Ai poashtu do ta takojë edhe kryeministrin e Belgjikës”, ka thënë Kryeziu.

Më tutje asi njoftoi se në këto takime Kurti do të shoqërohet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e punëve të Jashtme Donika Gërvalla.

Në ndërkohë është kryeministri Albin Kurti, ai i cili nuk po del në konferencë me gazetarë pas mbledhjes së Qeverisë për të njoftuar për këto takime, por në vend të tij po deklarohet zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.