Kryeministri i Kosovës

Kurti thotë se “punët nuk po ndalen”, tregon për investimet në trashëgimi kulturore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook për investimet që thotë t’i ketë kryer në trashëgimi kulturore.

“Punët nuk po ndalen”, pretendon Kurti.

”Ndërtesat shumëshekullore që pasqyrojnë aftësitë artizanale të mjeshtërve tradicional po mbrohen dhe rijetësohen me kujdes, përkushtim e profesionalizëm”.

”Hamami i Gazi Mehmed Pashës, e komplekset e banimit të familjeve Sokoli, Dorambari e Bardhi, disa nga kryeveprat e arkitekturës tradicionale, nga rreziku për shkatërrim i shndërruam në pasuri që do t’i gëzojnë edhe brezat e ardhshëm. Mbrojmë të kaluarën, sigurojmë të ardhmen”, ka thënë Kurti.