Kurti thotë se do ta themelojë Gjykatën e Punës për përmirësimin e pozitës së punëtorëve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvëndosje, Albin Kurti është zotuar se nën qeverisjen e tij do të themelohet Gjykata e Punës e cila do të trajtojë kontestet e ndryshme në mes të punëtorëve dhe punëdhënësve në Kosovë.

Ai e ka bërë këtë premtim gjatë takimit me përfaqësuesit e sindikatave që po mbahet në Prishtinë, ku ka shprehur brengën e tij për gjendjen e rëndë më të cilën përballen punëtorët kosovarë

Kurti ka deklaruar se shkeljet e mëdha që ndodhin në tregun e punës meritojnë gjykim dhe ndëshkim meritor.

Ai theksoi se progresi shoqëror nuk matet me rrogën dhe jetën që bëjnë biznesmenët dhe pushtetarët por me jetën që bejnë qytetarët.

Kandidati  që pritet të zgjidhet kryeministër i Kosovës ka thënë se punëtorët në Kosovë punojnë pa kontrata, pa sigurim shëndetësor, pa kujdes nga shteti dhe pa dinjitet.

Ai ka deklaruar se përderisa ka padrejtësi të mëdha ndaj punëtorëve, është e domosdoshme që shteti të ndërhyjë në rregullimin e tregut të punës.

Krei i Vetëvëndosjes deklaroi se si Qeveri ne re do të fillojnë një dialog social për përmirëzimin e pozitës së punëtorëvë dhe do të angazhohet për rritjen e pagës minimale në Kosovë.