Deputeti i LDK-së

Kurti tha se po riorganizohet grupi terrorist i Radoiçiqit, Gashi: Uroj të mos jetë deklaratë e tentimit popullsitë të frikësimit të qytetarëve

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi e ka cilësuar si të rëndësishme vizitën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai ka thënë se vizita e tij dërgon mesazh që se NATO-ja është prezentë në rajon dhe garanton siguri.

Sa i përket deklaratave të kryeministrit për riorganizimin e grupit paramilitar të Radoiçiqit në Rashkë, Gashi tha se “duhet të jemi të kujdesshëm sesi deklarohemi dhe të mos krijojmë panik pa nevojë”.

“Uroj të mos jetë deklaratë e tentimit popullsitë të frikësimit të popullatës së Kosovës në mënyrë që ti mbajë të mobilizuar për interesa partiake e politike. Nëse do të kishte një situatë të tillë do të ishte fatkeqësi për Kosovën”, tha Gashi.

Ai theksoi se Kurti në vazhdimësi ka tentuar që të krijojë krizat në veri në mënyrë që të ketë për çka të mburret sepse sipas Gashit, asnjë sukses nuk ka pasur gjatë këtyre tri viteve të qeverisjes.