Kurti takoi kryeministrin spanjoll Sanchez, Spanja ndër vendet që mbështeti ndërlidhjen e liberalizimit të vizave me sistemin ETIAS

Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij njëditor në Berlin është takuar edhe me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez si dhe me kryeministrin e Portugalisë, Antonio Costa.

Spanja është ndër pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk ka njohur ende shtetin e Kosovës, ndërkaq edhe propozimi që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS është mbështetur nga Spanja.

Kurti gjatë qëndrimit në Berlin ka takuar edhe kryeministrin e Portugalisë, Antonio Costa.

Kreu i ekzekutivit të vendit është takuar edhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz, deputetë, ministra e liderë të partive socialdemokrate.

“Stefan Löfven i urova pozitën e re si President i PES, kurse e falënderova Sergei Stanischew për kontributin e tij si President i deritanishëm. Faleminderit kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe Lars Klingbeil për organizimin e darkës dhe për të na bashkuar e për të shkëmbyer vlerat e vërteta socialdemokrate. Ishte mirë të takoheshim kryeministrin e Spanjës dhe atë të Portugalisë…”, shkruan Kurti në Twitter.