Kurti: Sot 2 muaj që populli i Kosovës votoi për ndryshim, le ta ndërtojmë shpresën

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurit, ka kujtuar se sot janë bërë fiks 2 muaj prej zgjedhjeve të përgjithshme.

“Sot dy muaj më parë, populli i Kosovës votoi masivisht për ndryshim. Jo vetëm ndryshim retorik, por të vërtetë dhe ndryshim kuptimplotë. Një shkëputje nga e kaluara e korruptuar dhe humbur e udhëhequr për përfitime personale, drejt shpresës për një të ardhme bazuar në vlera dhe principe. Le ta ndërtojmë këtë shpresë”, ka shkruar Kurti.

Por kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, pavarësisht se thanë që duan marrëveshje për koalicionin e ardhshëm qeverisës, ato kanë hasur në probleme. Duket që s’e kanë të lehtë t’i ndajnë postet politike, edhe pse për programin bashkëqeverisës tashmë janë dakorduar.

Më 27 nëntor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për Certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që u mbajtën më 6 tetor 2019.

Ndonëse Vetëvendosja e LDK-ja thanë se pas certifikimit arrijnë marrëveshjen, kjo ende nuk ka ndodhur.