Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot Adriatik Lapajn, Endri Shabanin dhe Panajot Sokon nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, të cilët vizituan sot kryeministrin për t’ia uruar fitoren në zgjedhjet e 9 shkurtit pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ai i falënderoi për vizitën dhe urimet. Gjatë takimit, kryeministri i njoftoi z. Lapaj, z. Shabani dhe z. Soko për bashkëpunimin shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, përfshirë këtu marrëveshjet ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë nga zbatimi i të cilave po përfitojnë drejtpërdrejt qytetarët e dy vendeve tona, thuhet në njoftimit e qeverisë.
Adriatik Lapaj me koalicionin zgjedhor “Nisma Shqipëria Bëhet” kandidon në zgjedhjet parlamentar që do të mbahen më 11 maj në Shqipëri.







