Kryeministri Albin Kurti erdhi në pushtet përmes protestave. Dje në një të tillë të organizuar nga Partia Sociademokrate morën pjesë rreth tre mijë persona. Megjithatë, shefi i ekzekutivit deri më tani nuk e ka thënë asnjë fjalë rreth kësaj. Por Kurti të shtunën ia doli të takohet me përkrahësin e tij të zjarrtë, avokatin Tomë Gashi. 

Ky i fundit, doli në ballkon për ta parë turmën e protestuesëve, por këta ia treguan gishtin e mesëm.

Për dallim prej Tomë Gashit, Kurti as nuk i pa turmën, e as nuk reagoi për protestën që u organizua kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, gjë që tani është bërë shqetësim i madh për qytetarët.

Nga Qeveria për këtë protestë reagoi vetëm zëdhënësi Përparim Kryeziu, i cili aludoi se pati përpjekje për ta eskaluar protestën.

Megjithatë, Kurti dje ka gjetur kohë që ta takojë Tomë Gashin. Me këtë të fundit, u takua në zyrën e tij.

Foto nga takimi ka shpërndarë vet Gashi në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

“Me kryeministri”, shkroi Gashi në Facebook./Demokracia.com/