Kurti: S’e paragjykoj nëse Kosova mund t’i bëjë ballë Serbisë ushtarakisht

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë që nuk dyshon që FSK-ja mund t’i bënte ballë Serbisë.

Kurti ka thënë se nuk do të kishte paragjykuar se forcat ton nuk i bëjnë ballë Serbisë.

“Ju thatë më herët që nëse sulmon Serbia që forcat tona nuk i bëjnë ballë. Nuk e di a është ashtu, nuk e kisha paragjyku.” – ka thënë Kurti.

Pas kësaj ka reaguar intervistuesja duke i thënë, “nganjëherë është mirë t’ia dimë hallin vetes”.

Mirëpo, Kurtit është përgjigjur menjëhershëm, ku ka thënë se më së pari duhet me i besu vetës se sa me ja ditë hallin vetës.

“Unë mendoj që njëherë duhet t’i besojmë vetes para se t’ia dimë hallin vetes. Hallin vetes me ia ditë është hapi i dytë. Hapi i parë është më besu. Nëse fillojmë me mendu për hallin vetes kemi me mbete jo bash shtet. Unë po them të bëhemi qysh e kemi emrin Republikë e Kosovës.” – ka thënë Kurti në KTV.