Daçiq

“Kurti s’e do Statutin e BE-së për Asociacionin, thotë se e ka një të tij”, pretendon Daçiqi

Për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, draft-Statuti i ofruar nga Bashkimi Evropian për Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe “nuk është i pranueshëm”, ka thënë Ministri tash i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, duke folur për “kushtëzimet” ndaj Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës me dërgim të draft-Statutit në Gjykatën Kushtetuese. Daçiq pretendon se Kurtit “e ka një të tij”.

“Ka presion ndaj Kurtit që, siç thonë ata, që të gjejnë një term që s’do të thotë kurrgjë – që Kurti të bëjë hap të paprakthyeshëm drejt forimimit të Asociacionit të Komunave Serbe. Dhe çka është kjo? Është pyetje një milion dollarëshe. Ta dërgojë draft-Statutin në Gjykatën Kushtetuese? Nuk e di çfarë hapi i madh qenkakjo, sepse gjykata mund të thotë se nuk e pranoj. Nuk ka garancion që Statuti do të pranohet”, ka thënë Daçiq për TV Prva.

“Dhe pastaj bëhet sikur po i thërret kryetarët e komunave në veri, dhe janë shqiptarë, me ata konsultohet. Kjo është pa pikë kuptimi. Disa vende perëndimore po mundohet ta fusin në kornizë Kurtit, së paku ta dërgojë draft-Statutin në gjykatë”, ka shtuar ai.

“Në Asamblenë Parlamentare 33 vende ishin pro dhe tani u duhen 31 vota. Është një rezultat i ngushtë, por nëse Franca, Gjermania dhe Italia kanë rezerva, atëherë nuk ka shanse të kalojë, as nuk është ende në rend dite. Komiteti i Ministrave është caktuar për 16 dhe 17 maj dhe me shumë gjasa do të ketë votim më 17 maj”, tha Daçiq.

Ai po ashtu ka thënë se çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është e rëndësishme për Serbinë, sepse tregon qëndrimin në raport me anëtarësimin e Kosovës në organizata të tjera ndërkombëtare.