Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka postuar në Twitter një intervistë të tij dhënë për gazetën gjermane “Welt” ku ka përmendur edhe reciprocitetin me Serbinë.

Ai këtë e ka bërë pak minuta pasi Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell ka njoftuar se është arritur marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet e hyrje-daljeve.

Në këtë reagim, Kurti e nis duke thënë se reciprociteti duhet të jetë fryma e zgjidhjeve parimore.

“Javën e kaluar fola me Welt për masat tona reciproke për targat e makinave dhe dokumentet hyrje-dalje me Serbinë, por edhe për fuqinë tonë të re të punës, të kualifikuar, luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e demokracisë.”, shkruan Kurti.

Reciprocity should be the spirit of principled solutions. Last week I spoke to @welt about our reciprocal measures on car plates & entry-exit docs w/ Serbia but also about our young, skilled labour force, fight against corruption & strengthening democracy. https://t.co/giWnnTbfEJ

— Albin Kurti (@albinkurti) August 27, 2022

Në anën tjetër, nga qeveria kanë thënë se aktualisht nuk mund të japin detaje lidhur me këtë marrëveshje. Këtë e ka bërë zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu i cili ka folur për Kosovapress.

Mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi zyrtar i qeverisë së Kosovës.