Ismail Kadare

Kurti publikon disa fotografi të vjetra të Kadaresë, me disa nga veprimtarët e njohur

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare ka ndërruar jetë më 1 korrik, ai u nda nga kjo botë në moshën 88-vjeçare.

Për vdekjen e Kadares, ka pasur reagime të shumta, ku edhe u vlerësua lartë kontributi i tij, transmeton Telegrafi.

Ndërsa, Qeveria në Shqipëri  ka shpallur dy ditë zie kombëtare për vdekjen e shkrimtarit Ismail Kadare.

Me vendim të Këshillit të Ministrave u vendosi shpallja dite zie kombëtare ditën e martë edhe të mërkurë, përkatësisht në datat 2 dhe 3 korrik 2024, ne nderim të të ndjerit, Ismail Kadare, personalitet i shquar i letrave shqipe.

Për vdekjen e Kadares, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se humbëm shkritmarin më të madh të të gjitha kohërave,  dhe se bota humbi shkrimtarin e saj më të madh të gjallë.

“Arti dhe kultura jonë i kanë borxh të pamatshëm oqeanit të mendjes së tij. Anija e romaneve të Kadaresë do të lundrojë pafundësisht, për aq sa bota do të ketë lexues dhe shqipja shqiptarë”, ka pohuar Kurti.

Gjithashtu, Kurti ka shpërndarë edhe disa fotografi të Kadares, të realizuara ndër vite.

Pikturë nga Esat Valla

Ismail Kadare, Helena Kadare, Skënder Blakaj, Riza Lluka, Mitrovicë, 1980

 Moikom Zeqo dhe Ismail Kadare

Ismail Kadare në Romë, 1999

Ismail Kadare në Paris, 1987

Ismail Kadare dhe Helena Kadare, Paris

Ismail Kadare, Helena Kadare me dy vajzat e tyre, Gresën dhe Besianën

Ismail Kadare, 1990

Ismail Kadare dhe Jusuf Gërvalla, 1981

Ndryshe, shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare u nda nga jeta mëngjesin e 1 korrikut, në moshën 88-vjeçare duke lënë pas tij një pasuri të madhe letrare që është përkthyer në 45 gjuhë të botës.

Kadareja është vlerësuar me një sërë çmimesh ndërkombëtare për veprat e tij.

Vitin e kaluar, presidenti francez Emmanuel Macron i dha atij titullin Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit gjatë një vizite të presidentit francez në kryeqytetin shqiptar.