Kurti prezanton para deputetëve planin qeverisës, premton se deri në fund të muajit do të vijnë edhe rreth 143 mijë vaksina

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka bërë prezantimin e programit qeverisës para deputetëve, derisa tha se për 55 ditë janë bërë punë të mëdha.

Kurti tha se për këto 55 ditë të qeverisjes së tij, kanë siguruar rreth 75 mijë vaksina, e që siç thotë ai deri në fund të muajit do të vijnë mbi 130 mijë vaksina.

“Sot duhet ta festojmë këtë standard që e kemi arritur së bashku e cila duhet të rritet me reforma të mëdha në mënyrë që fëmijët të ëndërrojnë më shumë. Shumë qytetarë që po na shohin pyetjet janë se kur do të shohin rezultate konkrete në drejtësi dhe në punësim por edhe kur do të çlirohemi nga ankthi I pandemisë. Sot janë bërë 55 ditë nga marrja e detyrës së qeverisë sonë dhe kemi bërë shumë punë. Prioritet më urgjent është menaxhimi i pandemisë dhe me marrjen e mandatit ne kemi hartuar një plan që së pari të ndalte trendin e rritjeve të rasteve. Pas 41 ditësh në hyrje në fuqi të masave të reja unë mund të raportoj se këto masa ishin të suksesshme, sot kemi një situatë krejt tjetër. Në këto 55 ditë kemi arritur të sigurojmë 74 mijë e 100 vaksina derisa në fund të këtij muaji do t’i emi mbi 142 mijë vaksina.”, tha i pari i ekzekutivit kosovar.

Kryeministri Kurti tha se Qeveria është në krye të detyrës për të menaxhuar me pandeminë pa e neglizhuar.

Teksa ka prezantuar programin qeverisës ai tha se në fushën e arsimit do të investohet në 160 qerdhe dhe se 5 mijë mësimdhënës do të trajnohen.

Ai ka folur edhe për gjendjen në spitale, ku tha se janë bërë vetëm vend takim ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Kurti tha se në programin 4 vjeçar qeverisës do të ketë sigurime shëndetësore që njerëzit mos të vdesin në mungesë të ilaçeve.

Ndërsa për shtesat tha se fëmijët mbi moshën 2 vjeçare do të marrin shtesa prej 20 euro në muaj, ndërsa ata mbi moshën 6 vjecare do t’i marrin 10 euro në muaj.

“Për shumë kohë spitalet janë parë si vendtakim me mjekun dhe kjo qasje ka bërë që të mungojnë investimet. Duhet të kemi sigurime shëndetësore që askush mos të vdes në mungesë të ilaçeve dhe do të rrisim inspektimin. Fëmijët mbi moshën 2 vjeçare do të përfitojnë shtesa munore prej 20 euro në muaj ndërsa ata mbi moshën 6 vjeçare do të marrin 10 euro, ndërsa për 6 muaj të pushimit të lehonisë nënat do t’i marrin nga 250 euro”, tha mes tjerash Kurti.