Ambasadori britanik

Kurti përcjellë ambasadorin Abbott: Ne mund t’i dërgojmë njëri-tjetrit këngën e Kate Bush “Be Kind to My Mistakes”

Kryeministri Albin Kurti, organizoi një pritje në nder të ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Në fjalën e tij,  Kurti tha se “Miqësia mes ambasadorit Abbott dhe meje përfaqëson vetëm një copëz të vogël të miqësisë së qëndrueshme e jetëgjatë midis dy vendeve tona”.

Ai e falënderoi ambasadorin për punën, miqësinë dhe përkushtimin e tij, e ku theksoi dhe mbështetjen gjithmonë të palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën.

Në këtë pritje mes shumë të tjerësh ishin të pranishëm ambasadorë dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në vendin tonë, deputetë, ministra dhe zëvendësministra të qeverisë.