Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar sot lidhur me ngritjen enorme të çmimeve në produktet e shumta në vend.
Kurti tha se në këtë çështje kanë ndikuar shumë gjëra, por në mesin e tyre edhe tragjedia që po ndodhë në Ukrainë, e që në nivel global solli rritje të çmimit të energjisë dhe karburanteve.
“Pasi Rusia është një nga eksportuesit më të mëdhenj të naftës dhe energjisë në tregun botëror, por edhe të vajit e grurit që prodhohen në këtë rajon.Energjia që mundëson prodhimin dhe nafta transportit, na e përcaktojnë në masë të konsiderueshme çmimet që ne shohim në raftet e marketeve. Përtej kësaj, Kosova i është bashkuar BE-së dhe SHBA-së për sanksionimet ndaj Rusisë dhe ato kanë bërë që të ketë edhe më shumë ndikim në çmim. Një kosto e tillë ishte pashmangshme, por kjo është kostoja e solidaritetit me popullin ukrainas.Kosova s’është në pozitë të mirë sa i përket luhatjes së çmimeve pasi si ekonomi kryesisht importuese, bëjnë që luhatja e çmimit bashkë me importin e mallit të kemi edhe koston e rritjes së çmimit të atyre që na e sjell mallin. Qëllimi i subvencionimit është bujqësia vendore për të mbuluar kërkesën më të madhe agregateve në vend.Në këtë aspekt në përputhje me zotimet tona fillojmë më subvencionim të çmimit të naftës për bujqit në vlerë prej 5 milionë euro.”, tha Kurti.
Tutje kryeministri deklaroi se rritja e çmimeve shqetësim i do qytetari.
“Ne si qeveri po punojmë vazhdimisht që nga fillimi i mandatit që të mbështesim qytetarët e sidomos ata më të cenueshëm.Krizat na prekin të gjithëve, ndonëse jo të gjithëve njësoj.Qytetarët e njohin mirë përpjekjen tonë për tu dalë në ndihmë. Do të ndëshkojmë ata që manipulojnë. Ka të tillë që synojnë përfitim në emër të krizës, e fitimin e duan si superfitim.
Janë inspektuar e po vazhdojnë të inspektohen operatorë ekonomik. U gjetë vaj për të cilin ka munguar dokumentacionit, në sasi prej 100 mijë litrash, në kohën kur në pikat e shitjes me pakicë ishin zbrazur raftet. Çmimi për litër u kurdis në vlerë prej 3.49 cent pra pasi që vjedhin ua kthejnë një cent, kjo është sikur kur plagës ia shton edhe më tepër dhimbjen.Nga sasia e importuar është shitur 1.50 euro, rritja e tillë është zhvatur.Të gjithë ata që manipuluan me ngacmimet në kurriz të qytetarëve duhet të ndëshkohen e do të ndëshkohen. Këto përbëjnë mashtrim të qytetarëve, praktik të padrejtë tregtare dhe konkurrencë të padrejtë dhe inspektorati po merr masa ndëshkuese. Deri më tani 251 inspektime dhe janë shqiptuar 30 gjoba”, shtoi kryeministri.
Kurti tha se kjo po bëhet nga ana e inspektorëve të tregut të ministrisë dhe atyre nëpër komuna.
“Kemi përgjysmuar çmimin e biletës për disa kategori përgjatë kohës së lëvizjes me autobusë. Qytetarët nuk janë kundër taksave të shtetit, por kundër vjedhjes. Rritje të inspektimeve dhe ndalim të mashtruesve. Qytetari ynë është solidar dhe mbështetës, nuk e do mashtrimin, kurdisjen e çmimeve. Ju bëjë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e manipulimeve të tregtarëve të pandërgjegjshëm, për do mashtrim të njoftohet Departamenti përgjegjës që të ndërmerren masa sipas ligjit. Poashtu presim nga bizneset të veprojnë në mënyrë të ligjshme dhe të ndërgjegjshme. Organet kompetente po e vëzhgojnë gjendjen, andaj nuk ka vend për panik”, shtoi Kurti.







