Kurti me fjalë të mëdha për Policinë e Kosovës: Ti duam ata që aq shumë po e duan Kosovën tonë të dashur

Kryeministri Albin Kurti në konferencën e jashtëzakonshme për media i ka lavdëruar pjesëtarët e Policisë së Kosovës që po e ruajnë kufirin me Serbinë, në veri të Kosovës.

“Kurrë s’ka qenë më i lartë profesionalizimi i policëve të Kosovës. Të gjithë duhet ta mbështesim policinë e Kosovës, sepse i tërë populli është krenar me ta. Le t’i përkrahim dhe t’i duam ata që aq shumë po e duan Kosovën tonë të dashur”, ka thënë Kurti, shkruan Ballkani.info.