Kurti mbështet Bernie Sanders, armikun më të madh të Trumpit, Harry Bajraktari i reagon Dua Lipës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duket se është një mbështetës i flakët i kandidatit për presidenti të SHBA-së, Bernie Sanders, i cili ndër amerikanët e rrallë që promovon ideologji majtiste.

Por, Kurti dhe Sanders nuk ka vetëm ideologji të njëjtë, por kanë edhe këshilltarin e njëjtë të fushatës. Ai është Arun Chaudhary, i cili punoi në fushatën e fundit të VV-së dhe Kurtit si një nga strategët në videokomunikimet me qytetarët e Kosovës. Chaudhary aktualisht është i përfshirë në fushatë në kampin e Bernie Sanders kandidat për president të SHBA-së.

Madje, Kurti duket se ka edhe komunikim personal me Sanders, meqë vitin e kaluar, Kurti i kishte uruar Sandersit që të ketë shëndet dhe shërim të shpejt, pas një sëmundje që kishte pasur ai.

“Uroj @berniesanders shërim të shpejtë dhe të plotë. Bota ka nevojë për zërin tuaj, qëndro i fortë!”, kishte shkruar Kurti në rrjetin e tij në Twitter.

Ndërkohë, shqiptaro – amerikanët, përmes Hary Bajraktari kanë dalë hapur kundër Bernie Sanders. Bajraktari ditë më parë i reagoj një përkrahëse tjetër të Sanders, Dua Lipes, duke thënë se është një ditë e trishtueshme kur Dua Lipa, e cila as nuk jeton në SHBA, e mbështetë Bernie Sandersin.

“Shqiptarët e kanë parë se çka i ka bërë komunizmi Shqipërisë. Edhe prindërit e saj e përjetuan diskriminimin që mbizotëronte në Kosovë nën Jugosllavinë socialiste”, kishte thënë Bajraktari.

Ditëve të fundit, Qeveria e Albin Kurtit, sidomos përkrahësit të VV-së kanë shpërndarë lajme dhe postimi kundër Presidentit të Amerikës, Donald Trump, i cili po kërkon arritjen e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Ballkani.info/